Irini Qirjako flet si e priti imitimin që i bënë në “Portokalli”

Irini Qirjako, këngëtarja e mirënjohur ka rrëfyer në “Më lër të flas” për eksperiencën e saj në Dancing With The Stars, ku dhuroi shumë të qeshura dhe pozitivitet por edhe përfshirjen e figurës së saj në humor.
Me imitimin që i bënë Irinit në “Portokalli”, këngëtarja tha se ende ‘qesh me lot’ kur e sheh dhe për të skeçi i pari është i preferuari i saj.
“Unë qesh me atë aktorin që më ka imituar. E dyta nuk më pëlqeu, me të parën i vuri vulën. Kam shumë qejf të më imitojnë, le të vazhdojnë”– tha Irini duke qeshur.

Ndërsa në kërcim ajo tregoi se për të ishte tepër eksperiencë e bukur dhe pavarësisht se u eleminua natën e katërt të spektaklit, tha se e shijoji shumë.
“Unë jam muzikane, artiste, njoh notat pianon, di edhe diktatet ritmike. Ritmin e thith menjëherë. Vallet unë i pëlqej. Numrin e parë e punova se kishim më shumë kohë. Edhe valsi shumë mirë, pak më i vështirë ishte tango, por ia dola”.
Irini tregoi se bashkëshorti i saj nuk donte që ajo të merrte pjesë në spektakël.
“Im shoq nuk donte fare. Burrim im sthoshte “ishalla e skualifikojnë” (qesh). Kështu thoshte ai”– tha Irini.
-
Shuhet në moshën 34-vjeçare këngëtari i njohur
6 Nëntor, 08:36 -
Rita Ora ekspozon linjat turpore dhe duket mahnitëse
5 Nëntor, 23:05
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Vetë Sali, vetë Kadi!
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

