Ish-kreu i KLP-së: T’u japim armë gjyqtarëve dhe prokurorëve, të bën trim

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, në krye të detyrës, në mes të sallës së gjyqit, teksa po jepte vendimin e marrë, ka shkaktuar reagime të shumta, duke sjellë dhe kërkesa të kolegëve të tij për sigurinë e tyre.
I ftuar në Klan News, ish-Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, propozoi që gjyqtarët dhe prokurorët të pajisen me armë personale për vetëmbrojtje.
“Të paktën t’u japim ndonjë armë, siç e kemi pasur dikur në kohë. Arma të bën trim, edhe ty si gjyqtar e prokuror. Deri në kohën e Saimir Tahirit ka qenë ligji që gjyqtarët, prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore e kishin organikë armën”, tha ai.
Më tej, Balla e krahasoi këtë propozim me rastin e oficerëve amerikanë që janë të pajisur me armë edhe jashtë orarit të shërbimit, apo dhe në vendin tonë si ata të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
“Ke oficerët e policisë gjyqësore, si mund t’i çosh në vendngjarje? Pastaj, amerikanët budallenj janë? Edhe BKH-ja, femra e meshkuj janë të pajisur me armë. Është njësoj si FBI-ja”, tha ai.
Sipas Ballës, nuk e konsideron rikthimin e armëve me detyrim, por si një sigurim shtesë për jetën e gjyqtarëve apo prokurorëve, për të gjithë ata që e kanë si dëshirë dhe e ndjejnë të nevojshme.
“Unë personalisht jam për rikthimin e armëve, kush do, jo me detyrim”, tha ai.
Po ndodh...
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Ti nuk lexon
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
