Kinematografia në zi/ Humb jetën aktorja e famshme, gjendet e vdekur në vaskën e shtëpisë së saj

6 Dhjetor 2024, 13:23 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Kinematografia në zi/ Humb jetën aktorja e famshme, gjendet e vdekur

Aktorja japoneze Miho Nakayama, është gjetur e vdekur në vaskë, në shtëpinë e saj në Tokio, sipas “Daily Mail”.

54-vjeçarja ishte shumë e njohur për pjesëmarrjen e saj në filmin e vitit 1995, “Letra e dashurisë”, një film i cili fitoi vlerësim ndërkombëtar dhe i dha asaj disa çmime për aktoren më të mirë.

Ajo gjithashtu pati sukses si këngëtare në kulmin e ndikimit të J-pop-it në vitet 1980 dhe 90, duke u bërë një nga idhujt më të njohur të adoleshencës në Japoni .

Pasi ajo nuk u paraqit në punë të Premten (6 dhjetor), një koleg i saj shkoi në shtëpinë e zonjës Nakayama dhe e gjeti atë pa ndjenja .

Ai thirri ambulancën të cilët konfirmuan vdekjen e saj në vendngjarje e ndwrsa shkaku i vdekjes së saj po hetohet.

Policia tha se ajo ishte gjetur e ulur në këmbë në banjë, sipas mediave japoneze.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128