Kush është turku misterioz me flokë dhe mustaqe të viteve '70 që u bë viral në 'Tik Tok'?

Një biznesmen turk është bërë viral në TikTok. Pamja e tij të çuditshme u kujton shumë njerëzve personazhin e Tony Sphinos dhe personazheve të tjerë të famshëm, kryesisht të viteve '70.
41-vjeçari Murat Erdem prej disa muajsh “shfaqet” në video virale, por së fundmi ka fituar fansa të rinj falë klipeve të shumta që e “vendosin” në skenarë të ndryshëm flirtimi ne sfond.
Në shumicën e videove, figura misterioze shihet duke iu afruar ngadalë kamerës, duke mbyllur syrin.
Disa TikTokers "imagjinojnë" Erdemin në rolin e një zemërthyesi, duke përdorur pamjen e tij jokonvencionale për të përshkruar me një imazh mungesën e opsioneve në jetën e tyre personale.
Por kush është njeriu që kohët e fundit shfaqet gjithnjë e më shpesh në fyp të shumë përdoruesve në TikTok?
Sipas faqes marasmanset.com, 41-vjeçari zotëron një dyqan erëzash dhe arrash në një shesh të madh në qytetin Kahramanmaras, i cili shfaqet në sfondin e shumë prej videove më të njohura që ai ka ngarkuar në TikTok.
Ai tregon se dashuria që i tregojnë njerëzit e bën të lumtur dhe se në dyqanin e tij mirëpret me kënaqësi klientët që duan ta shohin nga afër dhe t'i bëjnë foto.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
