
“Mallkimi i Kardashian”/ Kim fajësohet nga ndjekësit për humbjen e Arsenalit

Kim Kardashian befasoi tifozët e futbollit kur u shfaq në tribunat e Emirates gjatë ndeshjes së Arsenalit në Europa League. Ylli amerikan shkoi në stadium me djalin e saj, pasi 7-vjeçari Saint është një tifoz i Arsenalit dhe ka shoqëruar nënën e tij, duke veshur fanellën e klubit.
Prania e Kardashian mund të ketë habitur tifozët, por pas përfundimit të lojës dhe kualifikimit të Sportingut në penallti, sytë e tifozëve të Arsenalit u kthyen nga “mallkimi i Kardashian”. Përveç skualifikimit të ekipit, tifozët fajësuan Kim.
Komentet në rrjetet sociale vërshuan dhe përmendën “teorinë e mallkimit të Kardashianit”, e cila tregon se grupet me të cilat personazhet televizive kanë rënë në kontakt kanë pasur fatkeqësi.
“Thuaji që të mos vijë më të shikojë lojën tonë”, “Fati i keq ka hyrë në stadiumin e Emirates” janë disa nga komentet që bëjnë thirrje që 42-vjeçarja të mos shkelë këmbën në Emirate.
-
Kim Kardashashin një fanse e skuadrës së…
18 Mars, 09:56

Tre hanxhinjtë e Sali Berishës dhe të ndjekësve të tij!
ide

Pse Berisha ka vendosur t’ia lërë partinë me testament Ilir Metës?

Partia Demokratike, më shumë elektorat se sa parti

Roland Bejko, modeli i zyrtarit që e ka nderuar Partinë Demokratike
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128