Çmimet Emmy, kur do të shpallen nominimet

Bota e Show Biz është në pritje do të shpallen zyrtarisht nominimet për Çmimet Emmy, edicioni i 77-të.
Ceremonia e zbulimit të emrave do të mbahet të martën, në orën 11:30 paradite me orën lokale të SHBA-ve (ET) dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalet zyrtare të Akademisë së Televizionit dhe në faqet e mediave kryesore.
Kjo ngjarje shënon një nga kulmet e sezonit televiziv në SHBA, duke nderuar arritjet më të mëdha në seriale dramatike, komedi, miniseriale dhe shfaqje të ndryshme të vitit të kaluar. Me rikthimin e plotë të prodhimeve pas grevës së skenaristëve dhe aktorëve më 2023, gara e këtij viti pritet të jetë më e pasur se kurrë.
“Succession”, “The Bear”, “The Crown”, “Shōgun” dhe “The Last of Us” janë ndër pretendentët më të përfolur për nominimet në kategoritë kryesore.
Për kategoritë e komedisë, vëmendje të veçantë pritet të marrë sezoni i fundit i “Abbott Elementary” dhe seriale të reja si “Palm Royale” apo “Hacks”.
Nominimet do të pasohen nga ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve, e cila është planifikuar të mbahet më 14 shtator 2025 në Los Angeles.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


