Nuk i futi emisionin në shkrim, Flavio Qarri replikon me Eraldo Rexhën: Më ke "harruar" mua dhe Bashkimin!

Në një shkrim të sajën “Revista Who’ ka radhitur disa nga emisionet e mëngjesit që transmetohen në kanalet shqiptare.
Në shkrim radhiteshin emisionet nga Top Channel dhe deri tek Vizioni Plus.

Por gazetari Flavio Qarri i cili drejton emisionin ‘Kafe shqeto’ në Syri.tv ka replikuar me drejtorin e Revistës Who, Eraldo Rexhon pasi ky i fundit nuk i kishte radhitur në emisionet e mëngjesit dhe programin e tij.
Qarri shkruan në postimin e tij se në përmëndje mungonin dhe dy emisione.
“Koha për t’u zgjuar” alias Bashkimi në News24 dhe “Kafe Shqeto” në Syri Tv.
Gazetari shton më tej se personalisht e dashuron garën dhe përballja e stimulon të dalë nga shtëpia, por mesa duket për Eraldo Rexhon puna e ekipit të 'Kafe Shqetos' nuk vlen as përmendje.
Ai e fton Eraldon se nëse ka ndonjë gjë që duhet ta dijë është i mirëpritur ta thotë drejtpërsëdrejti.
Statusi i plotë i Flavio Qarrit:
Kolegët e dashur të redaksisë sonë të “Kafe Shqeto” më dërgojnë një link pak më herët. ”Gara e emisioneve të mëngjesit” e revistaëho.com. Flitej për ethe, sekrete, gjenialitete e formula suksesi. Renditje se garë nuk kishte në artikull. Ishte një renditje me fjalë të mira, pa analizë apo krahasime. Gjithashtu në përmëndje mungonin dhe dy emisione. Modeste.
“Koha për t’u zgjuar” alias Bashkimi në Neës24 dhe “Kafe Shqeto” në Syri Tv.
Personalisht e dashuroj garën. Përballja më stimulon të dal nga shtëpia në mëngjes. Vanitetin tim për të qënë i njohur mjaftueshëm në Shqipëri e kam ezauruar prej vitesh. Renditjen në televizione e bëjnë numrat dhe perceptimi. Mesa duket për Eraldo Rexho dhe ekipin puna jonë nuk vlen as përmendjen. Eraldo mik i dashur, nëse ka ndonjë gjë që duhet ta dimë je i mirëpritur ta thuash pak më drejtpërsëdrejti. Djersa dhe orët e 18 vetave që dalin pa gdhirë nga shtëpitë për të bërë atë që me siguri është ndër emisionet më të mira të mëngjesit meritojnë trajtim me respekt dhe kujdes. Nëse pastaj abuzojmë me kohën televizive dhe shpërdorojmë misionin e gazetarit e nuk zbavisim jemi të hapur të tregohemi me gisht.
P.S pres artikullin “emisionet më të këqija të mëngjesit” shpresoj t’ja dalim të jemi te ajo listë të paktën. Veçanërisht mes komunitetit ka dy rrugë ose kortezi ose kritikë e sinqertë.

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


