
“Nuk më pëlqen fiziku i Eglit, është pa…”/ 19-vjeçari viral në “TikTok" tregon për sherrin me Xum Allushin

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Erlin Likaj, apo siç njihet në rrjetet sociale si ’19 vjeçari më i modh’. Ai ka fituar një famë të madhe në TikTok, ku ka treguar sekretet e suksesit të tij, por nga ana tjetër ai u ndal dhe tek njohja që ka me një banor të “Big Brother VIP 4”, Xum Allushin…
A do bëje palestër me Egli Takon?
Duket që bën palestër fort dhe pse jo, mund të bëja palestër me të, por nuk kam pëlqim ndaj atij personi me atë fizik që ka. Ai fizik nuk më pëlqen. Është shumë pa forma, në krahasim me atë që duhet të ketë në fizik një femër. Është fokusuar shumë tek pjesa e shpinës, e shpatullave dhe e krahëve. Kjo gjë nuk i bën mirë femrave. Dhe shumica e femrave kur fillojnë palestrën, fillojnë e bien në dashuri me shpinën dhe krahët. Është shumë e çuditshme dhe drejt asaj rruge shkojnë shumica e gocave.
Njeh ndonjë personazh nga ato që janë brenda shtëpisë së BBV?
Njoh, Xumin. Xumi hodhi nja dy video ofenduese për produktet e mia në “TikTok” dhe më pas unë ia ktheva. Dhe më tha që ta bëjmë si lojë për audiencë, pasi i bëri, atëherë më tha. Dhe u takuam për ta vazhduar këtë lojë për audiencë, por e lamë, nuk e vazhduam më sepse bëri prapë nja dy gjëra të papranueshme. Dhe unë jam person që nuk kam nevojë shumë për audiencë nga persona të tjerë. Unë kurrë nuk jam bashkuar me persona të tjerë dhe të bashkëpunoj me ata për famë. Ai doli me një influencer tjetër në “TikTok” dhe filloi duke ofenduar përsëri produktet e mia. Por e lamë që do e bënim unë kundër atij, jo me influencera të tjerë rreth nesh. Ai e bëri këtë gjë dhe unë i thashë që ‘stop’. Nuk kemi patur më kontakt. Kontakti i fundit ishte kur postova unë një video tani në “TikTok”, sepse edhe kur u fut aty brenda po përmendte prapë produktet e mia.
Xumi ka bërë një deklaratë që ka thënë që nëse fiton, 60% të shumës do i dërgojë për bamirësi, ndërsa me 40% do ndihmonte nënën e tij që po vuan nga kanceri. Por fansat kanë kapur një detaj para një jave, ku i thotë Rozanës që nuk ka nevojë për të fituar çmimin e madh. Çfarë mendon ti për këtë?
Edhe mua më ka dalë kjo video. Edhe unë mendoj si fansat. Ka vend për dyshime. Sepse është i njëjti person që i ka thënë këto gjëra. Kuptohet që kjo gjë është sheshit. /Top Albania Radio/

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128