Policia e kërkon për sherrin në Pejë, Stresi shfaqet duke notuar në det

Reperi i njohur Stresi prej disa ditësh është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës pasi akuzohet se ka marrë pjesë në dhunimin e Medi Isenit në një klub nate në Pejë së bashku me reperin tjetër Noizy.
Teksa ky i fundit është arrestuar para dy ditësh në Shëngjin, Stresi mbetet ende në arrati, ndërsa së fundmi ka treguar se pavarësisht se kërkohet nga autoritetet, kjo nuk e ka penguar të vizitojë detin.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, shfaqet duke notuar në det, edhe pse pa treguar vendndodhjen e saktë.
37-vjeçari ka bërë reagime të vazhdueshme që nga lëshimi i fletë arresteve ndaj tij dhe Noizyt se të dy nuk kanë pasur të bëjnë me dhunën në Pejë, duke i b5rë thirrje direkte edhe ministres së Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


