
Romancë në distancë? Pas ndarjeve të tij të bujshme, Blero Muharremi uron për ditëlindje të dashurën misterioze: Je mahnitëse

Pas ndarjeve dhe ribashkimeve të tij të bujshme, u vu re se këngëtari Blero Muharremi, ka nisur një romancë të re.
Edhe pse nuk është zbuluar ende vajza që i ka marrë zemrën këngëtarit, lajmi u bë i ditur kur ku i fundit e uroi për Ditën e Shën Valentinit.
Së fundmi Blero i ka bërë edhe një urim mjaft romantik të dashurës së tij për ditëlindjen e saj, me anë të një postimi në Instagram, ku mesa kuptohet romanca e çifti po zhvillohet në distancë.
Teksa ka shfaqur një foto të duarve të tyre, të kapura së bashku Blero shkruan: “Gëzuar ditëlindjen e bukura ime! Do doja ta festonim vetëm në të dy siç dimë më së miri.”
Ndër të tjera në urimin e tij, Blero e portretizon partneren e tij si mahnitëse teksa shprehet: “Je thjeshtë mahnitëse”.
Kujtojmë se këngëtari në një intervistë pak muaj më parë, i pyetur nëse do të kthehej me njërën nga ish-partneret e tij, Teutën, Afronën, ose me ish-partneren misterioze, të cilën ai e quante me përkëdheli, “bebi”, tha se një skenar imagjinar, zgjedhja e tij do të ishte Teuta Krasniqi.
“Në njëfarë forme imagjinare, absolutisht do të ishte Teuta. Për shkak edhe të vajzës, por edhe për shkak të personit që është”, tha ai, duke iu referuar marrëdhënies së veçantë që ndan me ish-bashkëshorten dhe nënën e vajzës së tij.
Kujtojmë se ish-çifti i njohur i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2014, ndërsa janë prindër të një vajze, Tara.
Po ashtu, Fero i ka dhënë fund romancës me Afrona Dikën pas gati 7 vitesh së bashku ku ai hodhi akuza të rënda ndaj saj, duke e quajtur materialiste.
Këngëtari i ka dhënë fund lidhjes dhe me një vajzë misterioze të cilën e quante “bebi”. Ai është shfaqur disa herë krah saj në rrjetet sociale, por pa i zbuluar portretin. Lidhja mes tyre nisi pas ndarjes së Bleros nga Afrona, por përfundoi pas një kohe të shkurtër.
Ai deklaroi në një intervistë më parë, se shkaku i ndarjes është bërë një udhëtim i ish të dashurës pa dëshirën e tij. 45-vjeçari tha se ka qenë ish-partnerja ajo e cila ka marrë vendimin për tu ndarë, pasi sipas këngëtarit, mendimet dhe drejtimet e tyre në jetë ishin të ndryshme.

ide

A Nive o Bash!

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128