
Ish-trajneri i njohur britanik e quan ‘rival të kotë’ Shqipërinë: As kam ndërmend ta shoh ndeshjen

Tomas Tuhel do të jetë një dështim nëse nuk fiton Kupën e Botës.
Ky është mendimi ish-trajnerit të Uest Hem dhe Totenhem, Heri Redknap, i cili tha për tabloidin “The Mirror” se gjermani nuk duhet të gjykohet duke luajtur me “dy ekipe të pavlera”, duke iu referuar përballjeve të “Tre luanëve” ndaj Shqipërisë dhe Letonisë.
Në historinë e Anglisë, Tuhel është trajneri i tretë i huaj, ndërsa ka si objektiv fitimin e Kupës së Botës 2026.
Ai ka firmosur për 18 muaj me federatën angleze, ndërsa paraardhësi i tij, Gareth Southgejt arriti në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2018 dhe në finalet e Euros në 2021 dhe 2024.
“Ai duhet të fitojë diçka, për të pasur sukses! Gareth na çoi larg! Ai ka një mundësi, ka një skuadër të madhe, grup fantastik lojtarësh!
Vështirë ta gjykojmë momentalisht! Përzgjodhi ekipin, luajnë ndaj dy ekipeve të kota, apo jo? Më mirë shikoj serialin Coronation Street!
Nuk kam pse ndjek këto sfida! Që të jem i sinqertë! Çfarë fitojmë nëse mundim Letoninë apo dikë tjetër?
Ti mposhtim ata 5 apo 6-0, çfarë mësojmë për secilin nga lojtarët? Realisht… Kështu që është e vështirë deri sa ne të marrim pjesë në një kompeticion”, tha Redknap.
Shqipëria dhe Anglia janë përballur 6 herë mes tyre, e në të gjitha takimet janë anglezët që kanë fituar. Kuqezinjtë janë ndëshkuar 19 herë, ndërsa kanë shënuar vetëm 1 gol në historinë e këtyre sfidave.
Anglia pozicionohet e katërta në renditjen e FIFA-s, kurse Shqipëria në vend të 65.

ide

A Nive o Bash!

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128