“S’kemi çfarë…”/ Bora Zemani komenton për herë të parë Heidi Bacin
27 Prill 2024, 12:29 / SHOWBIZ

Mbrëmjen e djeshme ishte puntata e radhës e emisionit “Cherry on Top”, ku u komentua një nga banoret e këtij edicioni të “Big Brother VIP3”, Heidi Baci.
Artisti i njohur, Ermal Mamaqi, zbuloi se bën tifo për Heidin, sepse sipas tij, është një vajzë simpatike me dialekt të bukur.
Këtë gjë e konfirmoi edhe vetë Bora, e cila shprehet: “Simpatike, yll është ajo, s’kemi çfarë i themi”.
Ndërkohë kujtojmë se Zemani mundi ta shohë vetëm njëherë Heidin LIVE, kur hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, si lojë nga vëllai i madh ku banorët nuk duhet të reagonin.
Më të vështirë e pati Romeo Veshaj, nga lidhja e ngushtë që ka me Borën, si e dashura e binjakut të tij, Donaldi.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


