Të përqafuar dhe të lumtur, Romeo dhe Heidin pas përfundimit të BBV nisin muajin e mjaltit
2 Qershor 2024, 23:29 / SHOWBIZ

Finalisti i “Big Brother VIP 3”, Romeo Veshaj dhe partnerja e tij, Heidi Baci kanë zgjedhur të pushojnë në bregdet, në jug, pas eksperiencës së gjatë në reality show.
Këto pushime ishin premtuar nga aktori, e mesa duket e ka mbajtur fjalën që i ka bërë Heidit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, për të pushuar në jug, së bashku me vëllain e tij dhe Bora Zemanin.
Nga ajo që shkruan Romeo, duket se Heidit i ka pëlqyer shumë jugu i vendit, madje shton se ajo nuk do të largohet.
“I kisha premtuar që do i tregoja jugun e Shqipërisë. Tani që e pa nuk i iket,”-shkruan Romeo në postimin e tij.
Postimi i tyre ka marrë shumë pëlqime dhe komente, duke qenë se është fotoja e tyre e parë pas “BBV”.

-
-
Korçë, babai plagos më thikë djalin e tij
2 Qershor, 23:12
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


