Alergjitë prekin 1 në 4 të rritur. Mjekja: Po shtohen shumë rastet tek fëmijët

Alergjitë e stinës kanë nisur të shtojnë numrin e të sëmurëve në radhët e tyre. Mjekët pediatër referojnë se çdo ditë ka pacientë të vegjël të cilët janë bllokuar si pasojë e alergjive.
“Rastet kanë filluar të shtohen, është stina ku fillojnë polenet, koha lagështira, të gjitha kanë ndikuar që fëmijët që janë paksa alergjik të nisin sezonin e tyre, pak më shumë problem janë ato që kanë fëmijë latant se fillon kola alergji, e gjithë kjo situatë po vjen në rritje”,-tha pediatrja.
“Alergjitë kanë ardhur duke u shtuar, mbase dhe ndryshimi i klimës, duke ndryshuar gjithë klima globale po shkojnë trend rritje dhe s’kanë më një stinë”,-tha pediatrja.
Alergjitë nuk kursejnë as të rriturit dhe simptomat janë bërë më agresive.
“1 në 4 të rritur preken nga alergjitë dhe janë pothuajse 20% e të rinjve të prekur. Simptomat nuk janë më thjesht një skuqje, hunde, kruajtje dhe teshtima , por prekin rrugët e poshtme respitarore deri tek azma apo kriza të forta”,-tha Mehmet Hoxha, shef i shërbimit të alegrologjisë .
Mjekët kërkojnë që në të gjitha rastet, orientimi të mos jetë drejt farmacive por tek specialistët e alergologjisë, për të parandaluar rëndesat dhe bllokimet.
Mjekët fajësojnë ndryshimin e klimës si faktor kyç në shtimin e alergjive.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
