Dalin shifrat/ Sa shqiptarë kërkuan azil në Angli në vitin 2022?

Duke iu referuar statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme Home Office, gazeta The Indipendent publikoi statistikat e azil kërkimit të shqiptarëve në Angli në 2022, nga ku numrin më të madh e përbëjnë të mbërriturit me gomone.
Top Channel duke iu referuar këtij shkrimi, raporton se nga 45,755 mbërritjet me varka të vogla në vitin 2022, në 43,794 raste u regjistruan kombësisë dhe nga ky total, 28 për qind ishin shtetas shqiptarë.
Shqipëria ishte kombësia më e zakonshme që aplikonte për azil në Britaninë e Madhe në vitin 2022, me 14,223 aplikime nga shtetas shqiptarë, 9,573 prej të cilave nga personat që kaluan Kanalin Anglez.
Shumica e aplikantëve shqiptarë në vitin 2022, 83 për qind ishin burra. Mbërritjet e shqiptarëve më Britani arritën kulmin gjatë korrikut deri në shtator 2022, kur ata përbënin gati gjysmën e të gjitha kalimeve të zbuluara.
Në vitin 2021, shqiptarët përbënin vetëm 3 për qind të mbërritjeve me varka të vogla, kombësia e të cilëve u regjistrua, ndërsa shtetasit afganë përbënin 5 për qind, iranianët 30 për qind dhe irakenët 22 për qind.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
