“Kanabis ka efekte gjumëdhënëse dhe qetësuese”-mjeku tregon pse përdoret në Shqipëri

23 Maj 2023, 09:48 / SOCIALE ALFA PRESS

“Kanabis ka efekte gjumëdhënëse dhe

Toksikologu Alban Haxhi është shprehur se kanabisi po përdoret shumë dhe në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai theksoi se efektet e kanabisit janë qetësuese e gjumëdhënëse.

Sipas tij drogërat ndahen në dy kategori, stimuluese dhe frenuese.

“Kanabisi ka filluar të përdoret në forma vajore. Efektet e kanabisit janë gjumëdhënëse dhe qetësuese. Heqin ankthin dhe stresin. Drogërat ndahen  në dy kategori, drogërat stimuluese dhe drogërat frenuese. Ndër to futet dhe kanabisi, pra te drogërat frenuese”- tha ai./Euronews.al

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128