Matura, dalja e tezave deri te filtrat e përzgjedhjes në universitet, Ruçi: I kemi humbur kombit shpirtin

‘Sistemi arsimor po pëson luhatje nga pafuqia për me qënë i dobishëm’, kështu shprehet për Alfapress.al ekspertja e arsimit Irsa Ruçi e cila rendit disa nga problematikat e sistemit që nga pasiguria dhe dalja e tezave të maturës, një fenomen i përvitshëm tashmë, e deri tek filtrat e përzgjedhjes për vazhdimin e studimeve në universitet që sipas Ruçit janë fiktiv.
‘Problemi nuk qendron thjeshtë në dekurajimin që ndodh tek maturantët kur ka lajme të tilla për dalje tezash, por tek luhatja që pëson sistemi nga pafuqia për me qënë i dobishëm.
Më tepër se ky lajm, mua më shqeteson filtri me të cilin po përzgjidhen të rinjtë sot për të studiuar në degët universitare. Kemi kthyer "hinkën mbrapsht", pra vendosim filtra fiktiv përzgjedhës në hyrje, duke mos u dhënë mundësinë të rinjve të zgjedhin të lirë degën që dëshirojnë të studiojnë, madje duke ua mbyllur derën pjesës që nuk kalon dot burokracinë; dhe në dalje të ciklit pesë vjeçar duket sikur secili do e ketë një ditë, qoftë edhe më disa vite vonesë, atë karton që nuk certifikon dije, por është kthyer në një instrument të domosdoshëm për të kapërcyer disa hallka të tjera burokracie në vazhdim, për të depërtuar në tregun e punës.
Në sistemin arsimor sot duhet revolucion, në çdo cikël studimi. I kemi humbur kombit shpirtin, sepse arsimi është një nga themelet më të rëndesishme me të cilat mbahet në këmbë shteti, por kemi 30-të vite që po e degradojmë arsimin, duke hartuar politika të ditës dhe jo politika afatgjata që vërtet do ndikonin në cilesinë e mësimdhënies. Shkolla është kthyer në një mall konsumi dhe të rinjtë në një eksperiment pushteti që synon t'u mpijë shqisat gjer në pamendim.
Konsumi i dijes dhe pesha e papërballueshme e burokracisë institucionale po krijojnë një tjetër realitet shoqëror: agresivitetin social dhe vetminë; shfaqur qysh në hapat e parë të udhëtimit drejt dijes’. Shprehet Ruçi.
Burokracia sa i takon diplomimit dhe ndryshimi i strukturës së tregut me të cilin ende nuk janë orjentuar, sipas Ruçit janë dy faktorë që ndikojnë në demoralizimin e të rinjve.
‘Të rinjtë i pengon burokracia e tejskajshme që u kërkon "tufën e letrave" në vend se të kërkohet cilesia. I pengon sistemi i kalbur që ua pret shpresën ende pa dalë plotesisht ne jetë, ku shkolla nuk shihet si nje vend socializimi, por si nje burg ku u duhet patjetër te shtyjne vitet. Pamundësia qe te ushtrojnë profesionin ne kushte praktike, duke marre thjesht dije teorike, qe i ben te ndihen të papërshtatur në tregun e punës në përfundim të studimeve.
Mentaliteti i trashëguar se nje diplomë universiteti do jetë jo vetëm celësi për tu konsideruar "intelektual", por edhe garancia se do depërtojnë me lehtë në tregun e punës. Ndërkohë që duhet t'i jepet shumë më tepër rëndësi arsimit profesional, sepse sot që struktura e tregut ka ndryshuar shumë në krahasim me para vitet '90-të, një i ri zanatci jo vetëm mund të pershtatet me lehtësisht në tregun e punës, por mund të kthehet në një sipërmarrës, duke mos pritur te jetë thjesht një i punësuar. Për këtë nevojitet "Edukimi për karrierën", jo si një lëndë teorike sic ndosh aktualisht, por si nje studim real i tregut qe do bente bashke cdo institucion publik e privat me ne fokus arsimin, rininë, punësimin e sipërmarrjen, për të treguar se çfarë ndodh vertet me tregun dhe deget e studimit.
Sepse kemi disa dege "ne mode", dhe te rinjte, ne pamundesi te informacionit sesi ndryshon tregu, ndjekin trendin e degeve ku aplikon shumica. Dhe krijohet një mbingopje në disa degë, e braktisje e shumë të tjerave. Nevojitet ky studim për të treguar se ndoshta edhe vreshtaria prodhon të njejtat hapësira punësimi si juridiku, por të rinjtë nuk kanë ku ta gjejnë këtë informacion nëse nuk ka një dokument që skanon tregun dhe luhatjet e tij për ndoshta një periudhë 5 - vjecare, aq sa zgjat një cikël studimi universitar.
Fatkeqësisht sot auditorët janë kthyer në tranpolina që certifikojnë letrën, duke i humbur vlerën dijes. Sepse universiteti shihet si "zyrë punësimi", ndërkohë që duhet të ishte tempulli i dijes. Mungon praktika mësimore dhe lidhja e universiteteve me sipërmarrjen. Te rinjtë duhet ta prekin profesionin, jo thjesht të marrin dije teorike, duke i bërë të ndihen të paaftë kur përballen me ashpërsinë e tregut të punës dhe kur u kërkohet aq shumë eksperienca. Çka është më e dhimbshme, auditorët po zbehin shpresen e të rinjve për të besuar se brenda tyre rritet një komb. Kjo duhet të ishte e vërteta dhe ideali me të cilin duhet të shkelnin pragun e fakultetit stafi akademik dhe studentët’ thotë ekspertja.
Aktualisht në vendin tonë janë rreth 30 mijë maturantë, një numër ky në rënie nga viti në vit. Vetëm 3 ditë më parë maturantët në të gjithë vendin u testuan për gjuhën e huaj.
Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Sportit këtë vit provimeve të maturës do t’i nënshtrohen rreth 170 nxënës me aftësi ndryshe, për të cilët janë hartuar teste të veçanta.
Provimi i dytë për maturantët do të jetë ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më 7 qershor dhe provimi i Matematikës më 13 qershor. Lënda me zgjedhje është dhe provimi i fundit, i cili do zhvillohet më datë 19 qershor./Alfapress.al
-
-
Pirateria, luftë e vështirë, por jo e pamundur
4 Qershor, 08:52
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


