Mbyllen klasat e para në disa fshatra të Librazhdit, asnjë nxënës i regjistruar
7 Shtator 2023, 17:49 / EKONOMI&SOCIALE

Edhe ky vit shkollor pritet të përballet me rënie të numrit të nxënësve që do të ulen të hënën në bankat e shkollës.
Në fshatin Kokrevë të Librazhdit shkolla fillore është mbyllur, për shkak të mungesës së nxënësve. E në shkollat e fshatrave të tjera nxënësit numërohen me gishtat e dorës.
“Largohen njerëzit, prandaj, ikin njerëzit jashtë”-shprehen banorët.
Në bashkinë e Librazhdit për vitin shkollor 2022-2023 janë ulur në bankat e shkollës 322 nxënës më pak se vitin shkollor 2021-2022.
Ndërsa vitin shkollor 2023-2024 do të ulen 421 nxënës më pak se viti paraardhës. Pra në dy vite numri i nxënësve ka rënë me rreth 750 nxënës me pak. Por zbrazja e shkollave është vetëm njëra anë e medaljes.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
