Pensionistët në protestë? Xhani: Do trondisim qeverinë nëse nuk i rrit pensionet

31 Maj 2023, 12:38 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Pensionistët në protestë? Xhani: Do trondisim qeverinë

Përfaqësuesi i pensionistëve, Faik Xhani, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV ka paralajmëruar se kjo shtresë e popullsisë do të ngrihet në protestë nëse qeveria nuk i rrit pensionet.

‘Ka ardhur koha që do ngrihemi. Do ketë protestë të pensionistëve dhe do ta tronditim mirë qeverinë nëse nuk i vë gishtin kokës për këtë problem’, u shpreh Xhani.

Xhani: Ka ardhur koha që do ngrihemi. Do ketë protestë të pensionistëve dhe do ta tronditim mirë qeverinë nëse nuk i vë gishtin kokës për këtë problem.

Ne kemi pritur dhe presim sa më shpejtë një lajm nga kryeministri, ministrja e Financës dhe nga aparati shtetëror për pensionistët sepse kemi një farë ekuilibri dhe një masë llogjike sepse nuk shpërthejmë pa arsye dhe ne po punojmë për këtë.

 

Po ndodh...