Problemet shëndetësore, ish-Presidenti Nishani dërgohet me urgjencë jashtë shtetit

Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani është mëngjesin e sotëm jashtë shtetit për kurim më të specializuar. Mësohet se Nishani u shoqërua mëngjesin e sotëm me autoambulancë deri në aeroport, për të fluturuar më pas për në Gjermani.
Nishani u paraqit në Sanatorium me shenja pneumonie në të dyja mushkëritë për shkak të kalimit të koronavirusit, i cili kishte lënë pasoja të tjera shëndetësore.
Burime bëjnë me dije se Nishani ka patur fibrozë post covid, të cilat i kanë shkaktuar ulje të nivelit të okrigjenit në gjak si edhe parametra të tjera problematikë duke bërë të domosdoshme dërgimin e tij jashtë. Koronavirusi ka lënë shumë persona me pasoja të tjera në mushkëri duke bërë që të detyrohen të rikthehen në spital. I tillë duket të jetë edhe rasti i ish-Presidentit Nishani.
-
'Volvo' investon për karikimin e shpejtë të baterive
22 Prill, 11:34 -
Legalizimi i kanabisit, Çuçi mbledh drejtorët e policisë
22 Prill, 11:34 -
Një Barbie e re për 96-vjetorin e Elizabeth II
22 Prill, 11:32
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



