
Pse nuk kanë votuar qytetarët e Tiranës? Ja arsyet..

Papunësia, humbja e besimit dhe mospritja e ndryshimit nga politika, ishin disa nga arsyet që qytetarët e Tiranës preferuan të mos votonin në 14 maj ata shprehen për Euronews Albania se zhgënjimi bëri që të mos hidhnin asnjë votë në kutinë e votimit.
“Nuk kam votuar, nuk është asnjëra as tjetra pala e duhur për rininë. Jam çun i ri, kam dy fëmijë dhe jam i papunë”
“Nuk presim asgjë”
“Pse të votojë kot”
“1 votë nuk e bën ndryshimin”
“U zhgënjeva shumë”
“Nga qeveria presim shumë”
“PS nuk ka fituar”
‘Të gjithë votat janë blerë me lekë’- u shprehën ata.
Ndërsa disa qytetarë të tjerë theksuan se presin shumë nga qeveria aktuale.
“Votova për ndryshimin në Shqipëri”
“Zgjedhjet ishin shumë të qeta, shumë të rregullta, pres shumë nga qeveria”
“Nga qeveria, pres aq sa kemi prit që 30 vjet”- përfunduan qytetarët.
Në zgjedhjet lokale të 14 majit Partia Socialiste kryesoi duke marrë 53 bashki.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128