
Azilkërkuesit/ Shqipëria thyen rekorde!…Ku duan të ikin më shumë shqiptarët?

Kërkesat për azil të shqiptarëve, kryesisht drejtë Britanisë, shënuan rekord në vitin 2022. Gjatë vitit të kaluar, kanë kërkuar azil në Britani 18,591 shtetas shqiptarë . Shifrat e publikuara së fundmi tregojnë se shqiptarët kryesojnë me kërkesa për azil dhe në vendet e Bashkimit Evropian. Në shkurtin e këtij viti kërkesat e shqiptarëve ishin më të lartat e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Sipas raportit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA), publikuar të premten shtetasit shqiptarë paraqitën 845 aplikime për azil gjatë muajit shkurt.
Ata pasohen nga shtetasit nga Maqedonia e Veriut me 602 aplikime, shtetasit nga Serbia me 481 aplikime, shtetasit nga Kosova me 304 aplikime, nga Bosnjë Hercegovina me 142 aplikime, ndërsa numri më i vogël i aplikimeve për azil shënohet nga shtetasit e Malit të Zi me vetëm 23 persona.
Në janar të këtij vitit numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e Bashkimit Evropian ishte rreth 900, nga të të cilët rreth 700 kërkesa për herë të parë dhe rreth 200 si kërkesa përsëritëse.Edhe treguesit vjetorë të vitit 2022 të Agjencisë Evropiane për Azilin flisnin se në vendet e Bashkimit Evropian kishte dukshëm më shumë aplikantë nga Ballkani Perëndimor, veçanërisht Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova.
Aplikimet për azil në BE dhe Angli, pas vitit 2015, rekord viti 2022
Viti 2022 31.6 mijë persona
Viti 2017-2019 22-25 mijë persona
Viti 2015 68 mijë persona
- Grafik i marrë nga Monitor
Numri i aplikimeve për azil nga shtetasit shqiptarë në Europë dhe Mbretërinë e Bashkuar nisi të rritej ndjeshëm në vitin 2022, duke shënuar nivelet më të larta që nga viti 2015.
Sipas të dhënave zyrtare të Zyrës Europiane të Azilantëve (EUAA), që raporton aplikimet për azil gjatë 2022 për 27 shtetet e Bashkimit Europian, aplikimet totale për azil në këto 27 vende ishin 13 mijë, me rritje prej 16% në krahasim me vitin 2021. Nga dhjetori i vitit 2019, EUAA raporton të dhënat për 27 shtetet e Bashkimit Europian, pa përfshirë Mbretërinë e Bashkuar (MB). Kjo e fundit i raporton të dhënat veçmas. Të dhënat zyrtare mbi emigracionin nga Qeveria e MB, të përpunuara nga “Monitor” treguan se në vitin 2022 kanë kërkuar azil në Britani 18,591 shtetas shqiptarë, duke shënuar një rekord historik.
Në total, për BE-27 dhe Mbretërinë e Bashkuar, aplikimet për azil në vitin 2022 arritën në 31.6 mijë persona, që është numri më i lartë që nga viti 2015 dhe shënon një dyfishim në krahasim me vitin 2021 (duke marrë të dy rajonet së bashku).
Emigrimi i viteve të fundit po kthehet në një shqetësim të madh për ekonominë, duke ndikuar si në forcën e punës, ashtu dhe në konsum.
Ku preferojnë të shkojnë shqiptarët?
Britania mbetet më e kërkuara aktualisht. Në BE, Franca vijon të mbetet shteti më i preferuar i shqiptarëve për të kërkuar azil, për shkak të trajtimit më të mirë social që u bëhen emigrantëve. Pas Francës, renditet Greqia që pret më shumë aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë më pas renditet Gjermania, Belgjika, Suedia, dhe Irlanda./ Alfapress.al

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128