Rreshjet e Dëborës/ ARRSH jep informacion mbi situatën e rrugëve, zonat problematike..

3 Shkurt 2023, 09:32 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Rreshjet e Dëborës/ ARRSH jep informacion mbi situatën e

Autoriteti Shqiptar i Rrugëve ka dhënë informacion mbi situatën e rrugëve në vend. Mësohet se gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet në lartë në Qarkun e Korçës, në Kukës-Ura e Zapodit, dhe në Pukë-Fushë Arrëz-Kukës.

Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet në Qarkun e Korçës, në Kukës-Ura e Zapodit, dhe në Pukë-Fushë Arrëz-Kukës, ku është punuar me mjete borëpastruese qarkullimi kryhet pa probleme 
Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet.
Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore", shkruhet në faqen zyrtare në ‘Facebook’ të ARRSH-së.