Rruga “e vdekjes” në Shkozet/ Banorët: 7 aksidente fatale, asnjë ndërhyrje nga institucionet!

21 Mars 2023, 14:25 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Rruga “e vdekjes” në Shkozet/ Banorët: 7 aksidente fatale,

Në lagjen nr.14 të Shkozetit është një zonë ku kryqëzohet rruga “Dervish Hima” me rrugën e unazës dhe banorët shprehin ankesa, pasi ka pasur rreth 7 aksidente me vdekje dhe situata e infrastrukturës rrugore nuk është përmiresuar. Banorët denoncuar neglizhencën e institucioneve, ndërsa thanë sipas ora news, se disa herë kanë investuar vetë në rrugë.

Kjo rrugë sapo ka filluar të funksionojë ka ngrënë koka njerëzish që në fillim. Këtu kanë vdekur 7 njerëz”, thekson një banor.  

Ata kanë denoncuar mungesën e investimeve nga ana e Bashkisë!

Unë isha një ditë te Bashkia, dhe më tha që ka dalë si fond dhe se duhej të shkoja tek inxhinieri. Ky i fundit më tha më pas se fondi nuk është miratuar nga Bashkia”, tha një tjetër banor.

“Nuk dimë ku të vemi, ku të ankohemi. Ka shtet apo nuk ka?! Ç’të bëjmë ne tani?”, tha banori i revoltuar.

Disa herë kanë mbledhur lekë vetë për investime.

Këtu ne mbytemi kur ka shi. Rrugën e kemi rregulluar vetë dhe vit për vit ka hedhur e gjithë lagjia lekë këtu”, tha banori.

Nxënësit e një shkolle aty pranë sipas banorëve janë vërtetë në rrezik ndërsa apelojnë për ndërhyrje nga Bashkia e Durrësit e cila i ka përcjellë sa herë janë ankuar.




Po ndodh...

ide