Sot dita e 93 e revoltës! Protestuesi nga Suedia i bashkohet protestës: Do të qëndroj deri në fund, shqiptarët duhet të ngrihen kundër keqqeverisjes

31 August 2026, 19:43 / POLITIKË ALFA PRESS
Sot dita e 93 e revoltës! Protestuesi nga Suedia i bashkohet

Një prej protestuesve të mbledhur në Sheshin “Skënderbej” u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen protestës kundër qeverisë. Ai kërkoi gjithashtu që në protestë të përfshihen edhe fermerët.

Protestuesi tha se kishte ardhur nga Suedia posaçërisht për t’iu bashkuar qëndresës dhe se do të qëndrojë deri në fund.

“Jam këtu për keqqeverisjen. Kam ardhur nga Suedia dhe do të rri deri në fund, deri kur të ikë kjo qeveri”, u shpreh ai.

Më tej, ai ngriti pikëpyetje për mungesën e fermerëve në protestë dhe u bëri thirrje atyre që t’i bashkohen tubimit.

 

“Nuk e di pse nuk ankohen këta fermerë. Ky vend është i shqiptarëve, jo për t’u shitur”, tha protestuesi. Protesta vijon prej javësh në Tiranë, ndërsa qytetarët kërkojnë ndryshime politike dhe dorëheqjen e qeverisë.

 

Po ndodh...