Tronditet Italia! Vritet me armë zjarri ish-bosi i Camorras

31 August 2026, 08:21 / BOTA ALFA PRESS

Raffaele Afeltra, 69 vjeç, figurë historike e grupit Camorrës, është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Pimonte, në provincën e Napolit.

Afeltra, i njohur me nofkën “O’ Burraccione” dhe pjesë e fraksionit Afeltra-Di Martino, u gjet i pajetë brenda makinës së tij, pranë një parcele toke në zonën malore të Monti Lattari.

Sipas hetimeve paraprake, autorët e panjohur e kanë qëlluar disa herë me armë gjahu të kalibrit 12, duke e lënë të vdekur në vend.

Afeltra kishte dalë nga burgu rreth tre vite më parë, pasi kishte vuajtur dënim për zhvatje në kuadër të veprimtarisë së Camorrës.

Policia po heton të kaluarën kriminale, kontaktet dhe konfliktet e tij të mundshme me klane rivale.
Ndërsa dyshimi kryesor i autoroteve italiane është larja e hesapesh e lidhur me përplasjet e vjetra të Camorrës.

Po ndodh...