Protestuesit marshojnë me vendosmëri në rrugët e Tiranës / Thirrje kundër qeverisë dhe mesazh drejtësisë: Poshtë diktatura, Shqipëria kërkon revolucion!

30 August 2026, 22:10 / POLITIKË ALFA PRESS
Protestuesit marshojnë me vendosmëri në rrugët e

Pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin nëpër akset kryesore të Tiranës, duke vijuar brohoritjet e forta kundër kabinetit qeveritar.

Pjesëmarrësit në tubim po kërkojnë jo vetëm dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, por edhe largimin e të gjithë klasës politike. Gjatë lëvizjes në rrugët e kryeqytetit, protestuesit i kanë përcjellë mesazhe të drejtpërdrejta edhe me strukturat e drejtësisë, duke kërkuar prej tyre veprime konkrete dhe hetim të pandikuar ndaj pushtetit.

Në mënyrë të organizuar dhe me thirrje të pandërprera, turma e qytetarëve ka përsëritur njëzëri parullat kryesore të rezistencës: “Poshtë diktatura!”, “Ju erdhi fundi!”, “Shqipëria kërkon revolucion!” dhe “Shqipëria e rinisë, jo e partisë!”.

 

 

Po ndodh...