Qytetarët mbyllin fjalimet, mijëra protestues nisin marrshimin në kryeqytet

30 August 2026, 21:47 / POLITIKË ALFA PRESS

Pas përfundimit të fjalimeve denoncuese përballë godinës së ekzekutivit, protestuesit e ditës së 92-të kanë lënë bulevardin kryesor dhe kanë nisur një marshim masiv në rrugët e Tiranës.

Turma e madhe e qytetarëve, e udhëhequr nga të rinjtë dhe aktivistët, po përshkon me thirrje e pankarta rrugët e kryeqytetit. Përgjatë marshimit po dëgjohen korat e fuqishme të protestuesve si “Rama ciao, ciao, ciao!”, “Ju erdhi fundi!” dhe “Shitet qeveria, nuk shitet Shqipëria!”.

Lëvizja e turmës ka sjellë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në disa nga akset kryesore të Tiranës. Përgjatë gjithë linjës së marshimit, efektivët e Policisë së Shtetit po monitorojnë lëvizjen e protestuesve për të garantuar rendin publik dhe mbarëvajtjen e tubimit.

 

 

Po ndodh...