“Nafta e Venezuelës është një dhuratë për popullin amerikan”, Trump: Do të mbushim Rezervat Strategjike
Presidenti i SHBA-së, Doanld Trump, ka deklaruar nëpërmjet një postimi në Truth Social, se “nafta e Venezuelës është një dhuratë për popullin amerikan”.
Ai tha se Rezerva Strategjike e Naftës së Amerikës do të rimbushet me naftë nga Venezuela.
Ky vendim vjen pas një marrëveshjeje të njoftuar nga Uashingtoni dhe Karakasi që i jep SHBA-së të ketë kontroll mbi më shumë se 65 miliardë fuçi me rezerva nafte bruto në Amerikën Latine.
Nuk është ende e qartë se kur do të ketë një marrëveshje me Venezuelën dhe cili do të ishte përftimi për amerikanët. Deri tani mediat kanë bërë me dije se rezervat strategjike të SHBA-së janë zvogëluar ndjeshëm vitet e fundit.
“Një nga gjërat që do të bëj me Naftën Venezuelase është të mbush Rezervat Strategjike Kombëtare të cilat, për shkak të Joe Biden-it të përgjumur (Sleepy Joe Biden), janë zbrazur praktikisht. Procesi i mbushjes në maksimum do të fillojë shumë shpejt dhe është një Dhuratë nga Venezuela për Popullin e Shteteve të Bashkuara. Faleminderit!” shkruan Trump
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128