Policia nis hetimet për vdekjen e 37-vjeçares shtatzënë
31 August 2026, 17:21 / AKTUALITET
Policia e Shqipërisë ka nisur hetimet për vdekjen e 37-vjeçares shtatzënë, Marjana Karolina Bunaj, e cila humbi jetën gjatë transportit nga Pogradeci drejt Tiranës.
Në kuadër të hetimeve pritet të administrohet kartela mjekësore e pacientes, të merren deklarimet e personelit mjekësor dhe familjarëve, si dhe të verifikohen të gjitha rrethanat e trajtimit dhe transportimit të saj.
Motra e 37-vjeçares, e cila e shoqëroi gjatë qëndrimit në maternitet, pretendon se ka pasur vonesa në marrjen e shërbimit dhe në nisjen drejt Tiranës. Ajo kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe drejtësi për motrën e saj.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128