Marrëveshja me LVV-në dhe kandidatura e Sejdiut për president - a ka pakënaqësi në LDK?

31 August 2026, 15:13 / KOSOVA ALFA PRESS
Marrëveshja me LVV-në dhe kandidatura e Sejdiut për president - a

Marrëveshja e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president nuk është pritur njëzëri brenda LDK-së.

Ka pasur pakënaqësi lidhur me mënyrën se si është arritur marrëveshja dhe madje thuhet se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk është konsultuar paraprakisht me strukturat e partisë për emrin e Sejdiut.

Kryesia e LDK-së pritet të mblidhet të martën, ndërsa më pas pritet edhe një takim me Grupin Parlamentar.

Abdixhiku, ndërkohë, ka deklaruar se LDK-ja do ta mbështesë marrëveshjen, duke theksuar se interesi i shtetit duhet të jetë mbi atë partiak.

Marrëveshja për kandidaturën e Sejdiut u bë publike pas takimit të Abdixhikut me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Sejdiu e ka pranuar kandidaturën, duke thënë se është vënë në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Tash, përveç marrëveshjes politike mes dy partive, sfida mbetet sigurimi i votave të nevojshme në Kuvend për zgjedhjen e presidentit. 

Po ndodh...