Duroi 24 orë dhimbjet e forta të barkut në shtëpi, mjekët e nisën me urgjencë drejt Tiranës! Detaje tronditëse nga humbja e jetës së 37-vjeçares shtatzënë

Një ngjarje tragjike u regjistrua këtë të hënë, ku një 37-vjeçare e cila ishte në muajin e 7-të të shtatzanisë, humbi jetën pas komplikacioneve me shëndetin. Mësohet se nëna ishte paraqitur në spitalin e Pogradecit.
Sipas raportimeve, 37-vjeçarja ka pasur dhimbje të forta barku për 24 orë, të cilat i kishte duruar në shtëpi dhe nuk kishte marrë ndihmë mjekësore.
Pas mbërritjes në Spitalin e Pogradecit, mjekët kanë konstatuar se gruaja kishte gjak në bark dhe është reanimuar deri në stabilizimin e gjendjes. Nënës së re i është dhënë edhe gjak në Spitalin e Pogradecit.
Duke parë se gruaja pësoi komplikacione në shëndet, mjekët vendosën që ta dërgonin në Tiranë. Por gjendja e saj është përkeqësuar rrugës për në kryeqytet dhe është dërguar për në Maternitetin e Elbasanit.
Edhe pse mjekët ndërhynë, nëna e re nuk ka mundur që të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në këtë instutucion.
Mësohet se trupi i gruas do të dërgohet në morgun e Tiranës, ku do të jetë autopsisa mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes të nënës së re. Ndërkohë në vijim pritet që dalin detjae të reja në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
