Vizita në SHBA/ Berisha: Nuk kam asnjë njoftim nga ambasada amerikane për Vizën, nuk kam siguruar asnjë takim po shkova!

31 August 2026, 12:46 / POLITIKË ALFA PRESS
Vizita në SHBA/ Berisha: Nuk kam asnjë njoftim nga ambasada amerikane

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur gjatë konferencës me gazetarët këtë të hënë, lidhur me vizitën e tij të ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka sqaruar se ende nuk ka një vizë nga ambasada amerikane në Tiranë si dhe ka pohuar se nuk ka prenotuar takime të veçanta me zyrtarë dhe politikanë amerikanë gjatë qëndrimit atje.

Elda Menga, TCH: Zoti Berisha, në bashkëbisedimin e fundjavës, ju paralajmëruat se po prisni dokumentet për të udhëtuar drejt SHBA. A e tërhoqët pasaportën nga ambasada amerikane?

Dhe po ashtu në të njëjtin bashkëbisedim, ju paralajmëruat se po punoni për të fiksuar takime edhe në Departamentin Amerikan të Shtetit. A keni fiksuar ndonjë takim të rëndësishëm?

Sali Berisha: Jo, ju sqaroj. Dokumentet janë në ambasadën amerikane dhe unë nuk kam prenotuar asnjë takim.

Unë shkoj, siç e dini, shkoj në Teksas në konferencën e Partisë Republikane amerikane për zgjedhjet midterm. Unë jam në një delegacion të Unionit Demokrat Ndërkombëtar, një delegacion i gjerë, i cili është i ftuar nga Partia Republikane, parti kryesore në IDU, për të marrë pjesë në këtë konferencë.

Përveç kësaj unë kam një ftesë dhe nga një institut republikan.

A keni pasur ndonjë njoftim të orëve të fundit apo minutave të fundit se kur e merrni pasaportën?

Sali Berisha: Jo, nuk kam pasur njoftim, as orën, as minutat.

Po ndodh...