Emri që solli marrëveshjen VV-LDK për Presidentin, Bekim Sejdiu flet për herë të parë: Do të shërbej me devotshmëri

31 August 2026, 13:47 / KOSOVA ALFA PRESS
Emri që solli marrëveshjen VV-LDK për Presidentin, Bekim

Bekim Sejdiu është emri i propozuar nga LDK për president të Kosovës, pas dakordimit me Vetëvendosjen.

Pas këtij dakordimi, Sejdiu ka bërë deklarimin e parë për media.

Ai tha se emri i tij është dakorduar gjatë negociatave mes VV-së dhe LDK-së, duke e cilësuar këtë si nder dhe përgjegjësi.

Kjo mua më bën të ndihem i nderuar, besimi që më kanë dhënë përfaqësuesit e dy partive. Unë e kam pranuar këtë propozim, ani pse ambicia ime ka qenë gjithmonë në fushat akademike”, tha Sejdiu.

Ai shtoi se është i vetëdijshëm për barrën dhe përgjegjësinë që sjell posti i presidentit.

“Jam në shërbim të Kosovës, qytetarëve dhe shtetit tonë, që të shërbej me devotshmëri, siç kam bërë gjithmonë”, u shpreh kandidati për president.

Po ndodh...