Takim i ri Kurti-Abdixhiku, a do të ketë marrëveshje?
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillojnë sot një takim të ri në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik dhe gjetjen e një marrëveshjeje për presidentin e ri të Kosovës.
Sipas informacioneve , takimi pritet të mbahet në ora 12:00.
Takimi i sotëm mund të jetë një prej më të rëndësishmëve deri më tani, madje edhe vendimtar për arritjen e një marrëveshjeje politike mes dy liderëve.
Kurti dhe Abdixhiku kanë zhvilluar disa takime ditëve të fundit, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për situatën politike dhe çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.
Takimi i fundit mes tyre u zhvillua të shtunën, ndërsa pas bisedimeve nuk u bënë të ditura shumë detaje rreth përmbajtjes së diskutimeve.
Kurti deklaroi shkurt se do të ketë lajme kur të ketë rezultate.
Tashmë, vëmendja është te takimi i sotëm, nga i cili pritet të kuptohet nëse palët janë afruar drejt një marrëveshjeje apo nëse ngërçi politik do të vazhdojë.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128