Nën hetim për pastrim parash në dosjen “Balluku”, Igli Tare paraqitet në SPAK
31 August 2026, 10:04 / POLITIKË

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Tare është nën hetim nga prokurorët e posaçëm për “pastrim parash”.
Paraqitja e ish-futbollistit në SPAK vjen pas marrjes në pyetje më herët të vëllait të tij, Agron Tares, i cili është thirrur nga prokurorët e posaçëm në kuadër të të njëjtit hetim.
Hetimet janë pjesë e dosjes që lidhet me Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministre dhe ish-ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku prokurorët po hetojnë veprime dhe marrëdhënie financiare të disa personave të përfshirë në çështje.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Nga Ermal Peçi
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
Nga Eva Idrizllari
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128