Zjarri del jashtë kontrollit në Mat, rrezikohet ferma blegtorale me 250 krerë lopë
Situata e zjarrit në zonën e Shkopetit të Matit, ka dalë jashtë kontrollit. Bëhet me dije se flakët kanë përfshirë fshatrat Trodhën, Lundre e Madhesh dhe janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar edhe zona të tjera.
Të favorizuara nga era, flakët po përhapen në vargamalin e Skënderut dhe zonës së Krujës, ku është rritur rreziku për banesat dhe pronat e banorëve.
Po ashtu është ngritur alarmi për një një fermë blegtorale me rreth 250 krerë lopë, e cila raportohet se ndodhet tashmë në mesin e flakëve. Raportohet se gjendja është kritike dhe është e pamundur nxjerrja e bagëtive nga kjo zonë, ndërsa dyshohet se një pjesë e tyre është djegur.
Ndërsa në rrezik janë edhe vetë barinjtë, pasi përhapja e zjarrit e bën të vështirë nxjerren e tyre nga kjo zonë.
Ndërkohë është kërkuar ndërhyrja nga ajri, për tiu ardhur në ndihmë kësaj ferme.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128