Raporti i AMF për 7-mujorin: SIGAL dëmshpërbleu mbi 16 milionë euro

Sipas raportit 7-mujor për vitin 2026, të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, SIGAL INSURANCE GROUP mbetet kompania shqiptare me vlerën më të lartë të dëmeve të paguara në industrinë e sigurimeve dhe me pjesën më të madhe të tregut.
Kompania zotëron 26.2% të tregut, në drejtim të vëllimit të primeve të shkruara bruto për periudhën janar-korrik 2026 dhe dëmshpërblen 28.15% të totalit të pagesave të industrisë siguruese.
Mbi 16 mln euro, përgjatë periudhës janar-korrik 2026, është shuma e dëmshpërblimeve të kompanisë. 12,556 raste dëmesh u paguan nga SIGAL në përputhje me kontratat e tyre dhe legjislacionin në fuqi. 12,556 dëshmi konkrete të pagesave korrekte dhe të shpejta, në përputhje me kontratat siguruese dhe legjislacionin në fuqi.
Si e dhënë e qëndrueshmërisë, performancës dhe diversifikimit në treg është edhe fakti që kompania rreth gjysmën e vëllimit të shitjeve i ka produkte vullnetare, ndërsa mesatarja e industrisë është nën 33%.
Sipas raportit, industria e sigurimeve dëmshpërbleu dymbëdhjetë 12% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë dhe në drejtim të primeve të shkruara bruto është rritur me 2.86%.
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128