Spanja regjistron mbi 5 mijë viktima nga temperaturat e larta gjatë vitit 2026

31 August 2026, 16:05 / BOTA ALFA PRESS
Spanja regjistron mbi 5 mijë viktima nga temperaturat e larta gjatë

Spanja po përballet me një nga sezonet verore më vdekjeprurëse të regjistruara ndonjëherë për shkak të temperaturave të larta. Që prej 15 majit, në vend janë regjistruar 5,232 vdekje të lidhura me nxehtësinë, shifra më e lartë që prej vitit 2015, kur nisi sistemi i Monitorimit të Vdekshmërisë Ditore (MoMo), shkruan Euronews.

Të dhënat e përkohshme të publikuara të hënën tregojnë se situata është përkeqësuar veçanërisht gjatë gushtit. Vetëm gjatë këtij muaji janë vlerësuar 2,147 vdekje të lidhura me temperaturat e larta.

Sistemi MoMo, i administruar nga Instituti Shëndetësor Carlos III, nuk regjistron vetëm rastet kur nxehtësia përcaktohet drejtpërdrejt si shkak i vdekjes. Përmes modeleve statistikore, sistemi vlerëson numrin e viktimave që mund t’i atribuohen temperaturave të larta, duke krahasuar të dhënat e vdekshmërisë me ndikimin e temperaturave.

Shifra e këtij viti ka tejkaluar tashmë rekordet e viteve të fundit. Në vitin 2022, Spanja regjistroi 4,789 vdekje të lidhura me nxehtësinë, ndërsa në vitin 2023 u raportuan 3,035.

Të dhënat aktuale mbulojnë periudhën nga 15 maji, kur në Spanjë aktivizohet çdo vit plani kombëtar për mbrojtjen e shëndetit nga temperaturat e larta.

 

Po ndodh...