“Nuk kam më asgjë për të dhënë”/ Fundi i një epoke, Messi tërhiqet nga Argjentina

31 August 2026, 17:36 / SPORT ALFA PRESS
“Nuk kam më asgjë për të dhënë”/ Fundi

Lionel Messi  thotë mjaft, duke i dhënë fund aventurës me Kombëtaren e Argjentinës. Kapiteni legjendar i “Albiceleste” ka vendosur të mos jetë më pjesë e përfaqësueses, duke mbyllur një kapitull historik që zgjati për më shumë se dy dekada.

Lajmi ka shkaktuar reagime të shumta në botën e futbollit, pasi Messi konsiderohet jo vetëm një nga futbollistët më të mëdhenj të historisë, por edhe një prej figurave më të rëndësishme në historinë e Kombëtares argjentinase.

Messi debutoi me ekipin e parë të Argjentinës në vitin 2005 dhe që prej asaj kohe u shndërrua gradualisht në liderin kryesor të skuadrës.

Në 198 paraqitje, ylli argjentinas ka shënuar 116 gola, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e përfaqësueses dhe lojtari me më shumë ndeshje të zhvilluara me fanellën e Argjentinës.

 

Gjatë karrierës së tij ndërkombëtare, 39-vjeçari ka fituar Copa América në vitin 2021, Finalissiman në vitin 2022 dhe trofeun më të madh, Kupën e Botës në Katar në vitin 2022. Ai gjithashtu ka marrë pjesë në gjashtë edicione të Kupës së Botës, duke lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e turneut.

 

Po ndodh...