Sot shqiptarët në festë dhe protestë! 28 Nëntori mes Pavarësisë dhe revoltës kundër qeverisë

28 November 2026, 09:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sot shqiptarët në festë dhe protestë! 28 Nëntori mes

Shqipëria feston sot 114-vjetorin e Pavarësisë, por kjo e shtunë pritet të shoqërohet edhe me tensione politike. Ndërsa Vlora kremton Ditën e Flamurit, Tirana bëhet epiqendra e protestës kombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës.

Protesta e paralajmëruar pritet të mbledhë qytetarë nga e gjithë Shqipëria, mbështetës të opozitës, studentë dhe përfaqësues të grupeve qytetare.

Tubimi pritet të nisë në sheshin “Skënderbej”, me marshimin drejt Kryeministrisë, ku protestuesit do të kërkojnë ndryshim politik dhe largimin e qeverisë.

Në anën tjetër, kryeministri Edi Rama pritet të marrë pjesë në ceremonitë zyrtare të 28 Nëntorit në Vlorë, duke krijuar një kontrast mes festimeve kombëtare dhe protestës në kryeqytet.

Vëmendja do të jetë te numri i pjesëmarrësve, mesazhet politike dhe nëse protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Një 28 Nëntor ndryshe nga vitet e tjera: shqiptarët festojnë Pavarësinë, ndërsa një pjesë e tyre zgjedh rrugën e protestës për të kërkuar ndryshim.

Po ndodh...

ide