Ançeloti dhe punonjësit e Realit, lot në lamtumirën e italianit

Emocionet grumbullohen. Është një dukuri e zakonshme në çdo finale sezoni. Historia përsëritet, por ajo që nuk është aq e zakonshme është që dy legjenda si Luka Modriç dhe Karlo Ançeloti i japin lamtumirën “Bernabeut” në të njëjtën kohë, për të mos përmendur Lukas Vaskez, lamtumira e të cilit nuk është zyrtarizuar ende.
Mëngjesi i së premtes ka qenë i vështirë në Valdebebas (qendra stërvitore e Realit). Modriç dhe Lukas Vaskez kanë ende disa seanca stërvitore përpara, por e premtja ishte dita e fundit e Karlo Ançelotit si trajner në atë që ka qenë shtëpia e tij për katër vitet e fundit. Emocione, kujtime të bukura, të gjitha të përziera me lot dhe shumë premtime. Tekniku udhëtoi një pjesë të madhe të autostradës “M40” për të mbërritur në “Valdebebas Sports City” rreth orës 9:30 të mëngjesit.
Karlo shfrytëzoi rastin për t’u dhënë një lamtumirë të përzemërt dhe me ngrohtësi të gjithë punonjësve me të cilët ka punuar gjatë viteve në Valdebebas. Ai pati një moment, një gjest për të gjithë. Nga portieri deri te njerëzit që i shërbejnë ekipit të parë në dhomën e ngrënies.
Ishte koha për një lamtumirë, një moment kujtimesh të ëmbla dhe të këndshme, të cilat erdhën në formën e lotëve nga shumë punonjës që kishin qenë të pranishëm në jetën e tij të përditshme dhe nga një pjesë e madhe e shtypit, të cilët i dhanë lamtumirën me duartrokitje të zjarrta në konferencën e tij të fundit për shtyp. Ançeloti ka lënë gjurmën e tij, jo vetëm për shkak të trofeve, por edhe për shkak të marrëdhënies së tij me të gjithë ata që ka takuar gjatë 48 muajve të fundit, duke përmbushur ëndrrën e tij për t’u bërë trajner i Realit të Madridit. Dhe ai nuk është larguar ende, por tashmë po mendon për kthimin e tij.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

