Babai i Lionel Messit është i zemëruar për lajmet e fundit…

18 Mars 2023, 09:03 / SPORT ALFA PRESS

Babai i Lionel Messit është i zemëruar për lajmet e
Me të ardhmen e Lionel Messit në Paris të pasigurt dhe tifozët e Paris Saint-Germain u kthyen kundër tij, lajmi për tërheqjen e tij nga stërvitjet të premten veproi si... karburant në zjarr.

Fillimisht, disa raportime folën për një keqkuptim mes argjentinasit dhe trajnerit të skuadrës, Christophe Gaultier, kur në fakt, Pleshti pati një dëmtim të lehtë dhe për këtë arsye nuk ndoqi orarin e plotë të stërvitjes. Babai i Messit, Jorge, është zemëruar, me rrëfimin e tij në Instagram është ankuar se informacioni specifik është i rremë, duke tentuar të rikthejë të vërtetën. "Rrezik. Lajme të rreme. Deri kur do të gënjejnë? Ah janë të gjitha false...Ok! Çfarëdo (lajmi) të publikuar, mos besoni asgjë. Ne nuk do të tolerojmë më shumë shpikje për të fituar tifozët", ka shkruar Jorge Messi i cili ishte i furishëm.

“Leo tërhiqet nga stërvitjet për shkak të problemeve me Gaultierin”, “Parisi nuk është i hapur ndaj kushteve të Messit për të nënshkruar kontratë të re”, “Messi kërkon 600 milionë euro rrogë nga Al Hilal”, thuhet në raportet të cilat i komentoi babai i Messit.

Megjithatë, Gaultier pak ditë më parë tha se të gjithë në Paris duan që Lionel Messi të qëndrojë.

ide