Barcola lë Parisin! E kërkon klubi i madh europian, ku do luajë titullar

10 Qershor 2025, 19:31 / SPORT ALFA PRESS

Barcola lë Parisin! E kërkon klubi i madh europian, ku do luajë

Bradley Barcola mund të largohet nga Paris Saint-Germain, i vetëdijshëm se ka pak shanse të jetë titullar i padiskutueshëm në Paris, ku konkurrenca vetëm shtohet.

Anësori francez është një nga objektivat e Bayern, që po kërkon një lojtar krijues në ofensivë, pikërisht si Barcola.

Bayern po tenton të rifitojë statusin e pretendentit për fitimin e Champions League dhe është gati të investojë fuqishëm.

Sipas gazetarit Florian Plettenberg, 22-vjeçari është kthyer në prioritet për bavarezët.