Bayern Munchen merr fitoren e dytë radhazi në kampionat, shkëlqen Harry Kane

20 Dhjetor 2023, 22:47 / SPORT ALFA PRESS

Bayern Munchen merr fitoren e dytë radhazi në kampionat, shkëlqen

Bayern Munchen ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi mundi 1-2 Wolfsburg në “Volkswagen Arena”. Kampionët e Gjermanisë shënuan në portën e Koen Casteels, pas 30 minutash lojë me Musiala.

Për të dyfishuar shifrat mendoi Harry Kane me një supergol nga distanca.

Djemtë e Kovac nuk u demotivuan dhe ia dolën që të shkurtonin diferencat, madje brenda fraksionit të parë. 29-vjeçari Arnold mposhti Neuer, në të 45-tën.

Në pjesën e dytë djemtë e Tuchel qetësuan disi lojës, duke patur parasysh edhe epërsinë prej një goli. Me këtë rezultat, Bayern është në vendin e dytë me 38 pikë. Wolfsburg gjendet në mesin e tabelës.

 

Po ndodh...

ide