
Chiellini: Tifozët të na mbështesin, të bashkohemi të gjithë rreth Juventusit

Giorgio Chiellini, drejtues te Juventusi, ka folur për DAZN, duke kërkuar bashkim të të gjitha hallkave në situatën kur rezultatet e ekipit bardhezi nuk janë të duhurat:
"Kupa e Botës për Klube është një turne shumë i bukur, që do të bëhet pjesë e kalendarit tonë dhe do të vlerësohet edhe nga tifozët. Të marrësh pjesë në këtë kompeticion është një krenari. Do të ketë shumë interes, pasi është edicioni i parë.
Ky kompeticion do të bashkojë kaq shumë klube, do të jetë diçka unike, një fillim i ri. Do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, me të gjithë spektaklin që ata dinë të krijojnë. Do të jetë një përvojë fantastike.
Çfarë Juventusi do të shohim? Është një moment ku të gjithë jemi të bashkuar, kemi nevojë që edhe tifozët të jenë me ne. Shpresojmë të arrijmë në formën më të mirë të mundshme për të ecur përpara".

Rama dhe Berisha rikthejnë në politikë Tom Doshin
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128