Dalin formacionet zyrtare/ Si rreshtohen Hungari-Zvicër, Xhaka kërkon 3 pikët e para

Hungari-Zvicër është dueli i dytë në grupin A të kampionatit europian, që do të startojë në orën 15:00 në stadiumin “RheinEnergieStadion” të Këlnit.
Ndërsa jemi në prag të kësaj përballjeje, trajnerët Rossi dhe Yakin kanë zgjedhur formacionet zyrtare si do zbresin në fushën e blertë.
Granit Xhaka është i vetmi shqiptar që aktivizohet nga minuta e parë për Zvicrën, teksa bashkë me Shaqirin u kanë premtuar tifozëve që do ta çojnë ekipin të paktën deri në gjysmëfinale.
Ndeshja e parë e grupit A, ajo mes Gjermanisë dhe Skocisë u luajt mbrëmjen e djeshme, ku përfundoi me fitore me goleadë 5-1 të ekipit organizator.
Formacionet zyrtare
HUNGARIA (3-4-2-1): Gulashi; Szlai, Orban, Lang; Kerkez, Shafer, Nagi, Fiola; Szoboszlaui, Sallai; Varga | Trajner: Marko Rosi
ZVICRA (3-4-2-1): Zomer; Shar, Akanzhi, Rodrigez; Vildmer, Xhaka, Frojler, Ndoje; Vargas, Ebisher; Duah | Trajner: Murat Jakin.

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


