
De Laurentiis ‘tërbohet’ me humbjen e Napolit, izolon futbollistët

Humbja e thellë 3-0 në transfertën ndaj Torinos konfirmoi momentin e vështirë të Napolit, që sezonin e kaluar ishte kampion i Italisë, ndërsa këtë vit e sheh veten 20 pikë larg Interit kryesues, kur janë luajtur vetëm gjysma e ndeshjeve.
Situata në kampin e kaltër është vërtetë e rëndë, teksa presidenti De Laurentiis ka urdhëruar grumbullimin e skuadrës, në mënyrë që grupi të bashkohet dhe të reagojë.
Media italiane bën me dije se të gjithë futbollistët e Napolit, bashkë me stafin teknik janë tashmë të grumbulluar në hotel, ku do të qëndrojnë bashkë dhe të stërviten deri në shtunën, në prag të përballjes me Salernitanën.
Presidenti De Laurentiis pritet të shkojë gjithashtu në grumbullim për të folur me futbollistët dhe për t’u bërë me dije atyre se sa e rëndësishme është që të arrihet të paktën zona Champions e renditjes.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128