Derbi i zjarrtë i Stambollit, arbitër i huaj për Galatasaray-Fenerbahçe

19 Shkurt 2025, 16:42 / SPORT ALFA PRESS

Derbi i zjarrtë i Stambollit, arbitër i huaj për

“Për t’ju dhënë fund polemikave dhe për të mos i vënë në pozicion të vështirë kolegët tanë gjyqtarë, për ta drejtuar këtë ndeshje do të angazhohet një arbitër i huaj”, njoftoi presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Ibrahim Haciosmanoglu.

Në të kaluarën, lojtarët e Adana Demirspor, u rikthyen në dhomat e zhveshjes gjysmë ore pasi kishte nisur takimit pasi ishte sinjalizuar një penallti në favor të Galatasarayt për një faull që ata e konsideruan si jo ekzistues.

TFF, i akuzuar nga disa liderë të elitës turke se po punon për interesat e Galatasarayt, kishte vendosur në muajin prill të vitit 2024 që të angazhonte video-asistentë të gjyqtarëve nga vendet tjera, pra të huaj, për ndeshjet ku ishin përfshirë skuadrat kryesore të kampionatit.

Pak ditë para kësaj, presidenti i Fenerbahçes i kishte urdhëruar lojtarët e tij për të dalë nga fusha në minutat e parë të finales së Superkupës turke kundër Galatasarayt, për t’i dënuar ato që i konsideronte si padrejtësi në drejtim të klubit të tij.