Dy vite të tjera në futboll pas tërheqjes, Shezni: Jam paksa psikopat!

Pas një sezoni shumë të mirë te Barcelona, Vojçek Shezni, ka fituar një zgjatje kontrate deri në vitin 2027. Një vit më parë, ai kishte vendosur të varte dorashkat në gozhdë, por dëmtimi i Ter Shtegen bëri që drejtuesit sportivë të Barcelonës të zgjidhnin polakun për të zëvendësuar gjermanin deri në fund të sezonit.
Nëntë muaj më vonë, ai ka fituar mbështetjen e dhomave të zhveshjes, stafit të trajnerëve dhe tifozëve. Dhe ka dhënë një intervistë të shkurtër, ku ka treguar dhe diçka të veçantë.
“Jam pak psikopat. Gabimet e para dhembin në jetë. Pas një duzine, je pak a shumë i mësuar me to, sikur të jesh imun. Disa vite më parë, mësova t’i mbyll plotësisht emocionet e mia gjatë ndeshjeve. Nuk jam kështu në jetën e përditshme, vetëm në sport.
Shumë atletë janë gjithashtu kështu, prandaj i admiroj: Majkëll Xhordan, Roxher Federer, Tajger Uds… Është një profil psikologjik; të gjithë jemi shumë të ngjashëm”, tha ai.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


